Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, Besa kërkon votë për listën e këshilltarëve
07.08.2022 14:41
Lëvizja Besa ka vazhduar prezentimin e listës së këshilltarëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme...

Lëvizja Besa ka vazhduar prezentimin e listës së këshilltarëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal në Tetovë, kësaj radhe në Qendër.
“Vetëm 8 muaj në pushtet lokal, ne vijmë me llogaridhënie. vijmë ju kërkojmë votë për të vazhduar premtimet por edhe për të treguar çfarë kemi bërë. Këkrojmë shumicën që ashtu si kemi vepruar deri tani, të shikoni ndryshimin radikal që do të ndodhë, për të treguar se boll keni pritur me vite e se Tetova ka nisur një rrugë tjetër.”, tha Besar Durmishi, bartës i listës së këshilltarëve, lëvizja Besa.
