Maqedoni

Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët vazhdon aktivitetet

07.08.2022 14:54

Aleanca për Shqiptarët vazhdon aktivitetet për zgjehdjet për këshillin komunal në Tetovë...

Aleanca për Shqiptarët vazhdon aktivitetet për zgjehdjet për këshillin komunal në Tetovë. Sot kërkuan të ndalet migrimi i të rinjve, përmes projekteve për ta e vendeve të reja të punës

“Tetovarët nga ky stacion në të ardhmen duhet të nisen vetëm drejt universiteteve për specializime dhe drejt vendeve për pushime e ekskurzione. Të rinjtë mund të ndalen, e madje edhe të kthehen vetëm nëse atyre u jepet mundësia për të ndërtuar qytetin ashtu siç dëshirojnë. Aleanca për Shqiptarët na besoi këtë mundësi neve që bashkë me moshatarët tanë të rikthejmë jetën në Tetovë. Partitë e deritanishme ua kanë humbur shpresën të rinjve, ndërsa ne do të mbështesim çdo iniciativë, çdo ide, çdo projekt në kulturë, sport, art, shkencë, që të rinjtë të zhvillohen e pavarësohen e jo të ngelen në fatin e kontratave 6 mujore.”, tha Idila Pustina, kandidate e ASH-së për këshillin komunal të Tetovës.