Botë
Aksidenti në Kroaci, nuk mund të nxirren të dhënat nga tahografi
07.08.2022 15:09
Mbeten ende të paqarta rrethanat që sollën deri në aksidentin tragjik dje në Kroaci...

Mbeten ende të paqarta rrethanat që sollën deri në aksidentin tragjik dje në Kroaci, ku 12 persona humbën jetën e 32 të tjerë u lënduan.
Një teknik i autorizuar tentoi të nxirrte të dhënat prej tahografit, por ato nuk mund të lexoheshin. Pra nuk do të jetë e mundur të përcaktohet shpejtësia me të cilën lëvizte autobusi polak në momentin e aksidentit, edhe pse duhet të jetë 100 km/h. Sidoqoftë, në tahografi kishte dy karta dixhitale për shoferin dhe pasagjerin, që tregonin se transportuesi polak kishte punësuar dy shoferë për një udhëtim kaq të gjatë nga Polonia në Medjugorje . Sipas të dhënave nga kartela e shoferit, ai deri në momentin e aksidentit nuk kanë bërë asnjë shkelje dhe shoferët janë zëvendësuar në mënyrë korrekte pas një numri të caktuar orësh.
