Botë
Kiev frikësohet nga katastrofa nukleare, padi penale për granatimin e centralit nuklear
07.08.2022 15:28
Kievi ngriti padi penale për shkak të granatimit të centralit nuklear në Zaporozhje...

Kievi ngriti padi penale për shkak të granatimit të centralit nuklear në Zaporozhje. Rusia po shkakton terror nuklear, ndërsa Amnesty International është pasiv dhe jo e interesuar, akuzoi presideti i Ukrainës Volodimir Zelensky.
“Edhe pse raketimi rus i centralit nuklear është një ndër krimet më të rrezikshme ndaj ukrainasve dhe evropianëve, dhe kundër çdo jete njeriu nuk ka anjë vërejtje nga Amnesty International për këtë. Qetësi shum elokuente, e cila e tregon edhe një herë selektimin manipulues të kësaj organizate.”, tha presideti i Ukrainës Volodimir Zelensky.
Rreziku nga çfardo lloj sulmi mbi centalin më të madh evropian nuklear që është një nga dhjetë centralet më të fuqishme në botë aktivzoi alarmin edhe në agjensionin ndërkombëtar për energji atomike. Sipas disa vlerësimeve nëse ka ekspolozion, do të ndodhte dhjetë fish katastrofë më e madhe nga ajo e Çernobilit. Objekti te Lumi Dnjepër është nën kontrollin e ushtarëve rus.
Edhe pse operacionet punuese i kryen personel ukrainas, Moska ka dërguar ekspertë të saj nuklear të vëzhgojnë punimet. Nga Ministria ruse e mbrojtjes kumtuan se kanë shkatërruarr numrin më të madh të armatimit të ukrainasve në këtë qytet. Në ndërkohë nga Ukraina lundruan katër anije me drithë. Anija e parë u vonua në portin e Libanit.
FLUTURA LATIFI
