Maqedoni

Gjyqësor i pavarur dhe efektiv, Selmani: Vendimet të bazohen në argumente dhe prova

07.08.2022 16:31

30 vite pavarësi, janë po aq vite shpresë dhe pritshmëri nga të gjithë qytetarët e vendit për ndërtimin e një gjyqësori të besueshëm...

30 vite pavarësi, janë po aq vite shpresë dhe pritshmëri nga të gjithë qytetarët e vendit për ndërtimin e një gjyqësori të besueshëm, cilësor dhe të pavarur. Edhe pse reformat janë duke u zbatuar, mungesa e vullnetit politik dhe varshmëria materiale e gjykatësve, konsiderohen si  problemi bazë  që pamundësojnë një gjyqësor të pavarur, ku çdo gjykatës, do të bazohej vetëm në argumentin dhe provat e siguruara. Kështu për TVM2 profesori universitar Bashkim Selmani e përshkruan gjendjen momentale në sistemin gjyqësor. Gjendja aktuale e sistemit gjyqësor mbetet në vend numëror, thotë Selmani duke rikujtuar edhe vërejtjet e shpeshta nga nderkombëtarët për mungesën e pavarësisë në punën e gjykatësve. 
 
“Ne mund të flasim për një sistem të pavarur gjyqësor dhe nga ana tjetër po i njejti sistem gjyqësor është i varur nga ana materiale për sa i përket financave dhe funskionimit të saj kur ajo është e varur pikerisht nga rrethanat të këtilla qofshin buxhetore apo qeveritare dhe ky është një nga elementet bazë e cila nuk e lejon që gjyqësori të jetë vetësisht i pavarur edhe në anën financiare poashtu edhe nga ana e sjelljes së vendimeve gjyqësore që çdo gjykatës të ketë hapësirën e tij të vendimarrjes që të jetë i lirë në veprimet dhe rrethanat e caktuara në bazë të argumenteve dhe provave materiale që bind një gjyqëtar se si ta sjell të drejtësinë në çdo lëndë përkatëse gjyqësore.”, tha për TVM2 profesori universitar Bashkim Selmani.
 
Stërzgjatja e proceseve gjyqësore, Selmani: Praktikë e gabuar që dëmton synimet integruese 
 
Një pjesë e madhe e gjyqtarëve do të duhet të ndërpresin praktikën e keqpërdorimit të zbrazëtirave në ligj për të përfituar në kohë, përmes shtyerjes dhe stërzgjatjes pa arsye të proceseve gjyqësore për lëndë të caktuara. Praktikat e tilla mund ta çojnë në disfavor vendin në periudhën kur po synojmë  integrimin në Bashkimin Europian, me përmbyllje  të rekomandimeve për kapitujt e gjyqësorit, thotë Selmani. 
 
“Një numër i lartë i lëndëve gjyqësore stërzgjaten në baza dhe rrethanave të caktuara  dhe kjo përbën një nga problemet bazë që vetë sistemi gjyqësor nuk është ai që kontrollohet dhe verifikohet në bazë të lëndeve gjyqësore mujore etj,  por e njëjta lë hapësirë të ndryshme të arsyetuara, të argumentuara në bazë të ligjit që fatëkeqësisht stërzgjatet shumë.”, tha Selmani.
 
Ajo që edhe më shumë vështirëson funksionimin e gjyqësorit, është pensionimi i një numri të madh të gjykatësve dhe mungesa e një kuadri zëvendësues, thotë Selmani sipas të cilit, kopetentët duhet të gjejnë mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë për t’i plotësuar vendet boshe me kuadër cilësor dhe profesionist. 
 
REXHEP QAMILI