Maqedoni
Konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në, Musliu: Ndërkombëtarët do ta lehtësojnë procesin
07.08.2022 16:43
Faza e dytë e fillimit të bisedimeve me Unionin do të përmbyllet me mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare...

Faza e dytë e fillimit të bisedimeve me Unionin do të përmbyllet me mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare, dhe kjo pavarësisht mosmarrveshjeve dhe ndasive politike do të ndodhë pikërisht ashtu siç është dakorduar më herët. RMV do të respektojë afatin e caktuar kalendarik me BE-në, thotë për TVM2 analisti politik Albert Musliu. Sipas tij RMV tash më jo vetëm që e ka përcaktuar rrugëtimin e saj integrues drejt BE-së, por dhe ka përforcuar kontrollin e ecurisë së metutjeshme të procesit integrues, prej të cilit kthim prapa nuk ka. Edhe pse procesi mund të hasë në pengesa gjatë rrugëtimit, faktori ndërkombëtarë do të vazhdojë rolin e lehtësuesit si dorë e zgjatur që RMV të mund ta arrijë kushtin parashtruar nga BE.
“Partnerët tonë ndërkombëtar, veçanërisht ata të Unionit Evropian dhe të SHBA-ve do të involvohen në lehtësimin e procesit. Eksperienca na ka mësuar se politikanët tonë edhe çështjet e rëndësishme i bëjnë pjesë të politikës ditor,e e kur bëhen ato pjesë e politikës ditore, gjithsesi se prolongohen gjërat.. mendoj se edhe shumica ka kohë të bind opozitën që të bëhen pjesë e vendimmarrjes për ndryshimet Kushtuese edhe për fillimin e hapjes së kapitujve.”, tha për TVM2 analisti politk Albert Musliu.
Derisa RMV, duhet të kalojë fazën e ndryshimeve në Kushtetutë, Komisioni Europian po përgatit procesin e Skriningut. Shkupi dhe Sofja ndërkohë, para vetes kanë plotësimin e detyrimeve dhe rekomandimeve të dala nga protokolli dyplaësh, në mënyrë të tejkalimit të të gjitha pengesave për anëtarsimin e plotë të RMV-së në BE.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
