Maqedoni
Hapja e kushtetutës, Maksuti: Vendimet madhore i merr parlamenti
07.08.2022 17:05
Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për deklarimin e qytetarëve nëse janë pro marrëveshjes me Bullgarinë...

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për deklarimin e qytetarëve nëse janë pro marrëveshjes me Bullgarinë sipas propozimit francez ,me anë të referendumit, për shumë njohës të rrethanave politike është vendim I gabuar. Profesori Universitar Mersim Maksuti për TVM2 potencoi se kjo çështje duhet të kalojë ekskluzivisht vetëm përmes Parlamentit, sepse deputetët janë vetë zëri i popullit.
“Kjo çështje është në kompetencë të plotë të veët Parlamentit, i cili ka të drejtën sipas Kushtetutës të shpallë një çështje e cila është madhore dhe vitale për vendin tonë, se a duhet të shkohet në referendum apo jo, dhe shumica parlamentare duhet të vendos, pra është kompetencë eksluzive vetëm e Parlamentit.”, tha për TVM2 profesori universitar Mersim Maksuti.
Maksuti: Refrendumi, i panevojshëm për vendin
Sipas Maksutit, në situatën në të cilën gjendet RMV, organizimi i referendumit do të ishte fare i pa nevojshëm, dhe zig-zaket e tilla politike, rrezikojnë ta fusin vendin në një kaos të ri.
“Në momentin në të cilën gjendet Maqedonia në fazën tashmë të filluar të procesit të anëtarësimit të saj, kjo do të ishte diçka e pa nevojshme fare për vendin, pasi mund ta fusë vendin në një kaos të ri, dhe ta defokusojë nga rruga dhe procesi i anëtarësimit në Unionin Europian. Kjo për momentin nuk më duket aspak vizionare apo e qëndrueshme që mund ta sforcojë stabilitetin e vendit, apo të përmirësojë raportet mes RMV-së dhe shtetit bullgar.”, tha Maksuti.
Sipas Maksutit, për momentin prioritet për vendin duhet të jenë reformat dhe në këtë drejtim opozita duhet të jetë më vizionare. Anëtarësimi i vendit në BE nuk duhet parë si proces që shkakton ndasi, por si process i cili na bashkon, thotë për TVM2 profesori universitar Mersim Maksuti.
FITIM KRYEZIU
