Botë

Vriten gjashtë ushtarë të Ukrainës

16.01.2015 17:30

Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur se gjashtë ushtarë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në një përleshje me separatistët pro-rusë në lindje...

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se rebelët kanë përdorur artilerinë, tanket dhe mortajat në ofensivë.

Ai ka hedhur poshtë pohimet e separatistëve se ata kontrollojnë aeroportin e Donjeckut.

Luftimet vijnë me gjithë marrëveshjen për armëpushim midis Qeverisë në Ukrainë dhe forcave rebele, të arritur në muajin shtator në Minsk.