Maqedoni

Kontrolli në Policinë Finaciare, Muarremi me kallëzim penal për 3 prokurorë

07.08.2022 17:33

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, pritet të bëjë realitet të hënën atë që premtoi gjatë javës që lamë pas....

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, pritet të bëjë realitet të hënën atë që premtoi gjatë javës që lamë pas. 
 
Sipas deklarimeve paraprake, si duhet të dorëzojë në Prokurori, kallëzimet penale kundër Vilma Ruskovskës, Ivana Trajçevës dhe Elizabeta Josifovskës, të treja prokuroret nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për, siç thotë, keqpërdorim të pozitës dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Sipas numrit një të Policisë Financiare, prokurorët kanë dorëzuar në gjykatë të dhëna të rreme për të marrë urdhër për kontroll në këtë institucion, gjë me të cilën kanë shkelur Ligjin e Procedurës Penale. Muaremi, ka kërkuar nga prokurorja Ruskovska, që nëse ka prova, të bëjë kallëzim kundër tij.
 
Prokurorja Vilma Ruskovska ditë më parë u ankua për presione në punën e saj dhe madje kërkoi ndihmë nga ambasadat e huaja në vend. Por përgjigja që mori nga ambasadat e SHBA-së dhe BE-së, ishte se çështja duhet të zgjidhet nga organet kompetente të vendit.