Maqedoni

Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, BDI kërkon votë për listën e këshilltarëve

08.08.2022 13:50

Fushatën zgjedhore për Këshillin e Tetovës, BDI e ka vazhduar mbrëmë me një koncert në qendër të qytetit,...

Fushatën zgjedhore për këshillin e Tetovës, BDI e ka vazhduar  mbrëmë me një koncert  në qendër të qytetit, duke përcjellë mesazhin se gjithnjë i ka mbështetur jo vetëm të rinjtë, por edhe kulturën dhe artin. Premtuan  se në këshillin komunal do rrisin  përkrahjen për shoqëritë kulturo-artistike dhe talentet e reja.

 “BDI është e fokusuar të mbështesë kulturën shqiptare, të mbështesë të rinjtë dhe në përgjithësi do të angazhohemi më shumë në periudhën që vijon, të bëhet institucionalizimi edhe më i lartë i kulturës tetovare dhe planifikojnë të propozojmë në nivelin qendror teatrin për të rinj, teatri për fëmijë, të insticionalizohet vera e kulturës tetovare. BDI dëshmon se ka konzistencë sa i përket politikave të gjenerimit të ideve, politikave të ndryshme dhe mendoj se kjo do të jetë kryefjala e veprimit tonë në të ardhmen.”, tha Faton Ahmeti, bartës i listës së këshilltarëve – BDI.