Maqedoni

Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, Besa kërkon votë për listën e këshilltarëve

08.08.2022 14:05

Lëvizja Besa ka vazhduar në Sellcë prezentimin e listës së këshilltarëve për këshillin komunal në Tetovë..

Lëvizja Besa ka vazhduar në Sellcë prezentimin e listës së këshilltarëve për këshillin komunal në Tetovë. Para banorëve, pemtuan vazhdimin e projekteve të nisura. 

“Sellca do të ketë dy këshilltarë në këshillin e komunës së Tetovës që do jenë zëri juaj, unë edhe Arbeni. Për çdo problematikë apo projekt ne do jemi atje.”, tha Besar Durmishi, bartës i listës së këshilltarëve, Lëvizja Besa.
 
“Falenderoj nëndegën që më ka përzgjedhur të jem zëri juaj në këshillin e Komunës, që të realizojmë premtimet e dhëna në fushatën paraprake. Kërkojmë shumicë që të realizojmë dy preojektet e lëna përgjysëm, projekti i rrugës dhe i ujsellësit.”, tha Arben Beadini, kandidat për këshilltar, Lëvizja Besa.