Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal për Tetovë, MMPT: Pas 11 muajsh, diegja e spitalit pa epilog
08.08.2022 14:21
Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”, kërkon nga organet e drejtësisë që rasti i diegjes së spitalit modulat në Tetovë të zbardhet sa më shpejt...

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”, kërkon nga organet e drejtësisë që rasti i diegjes së spitalit modulat në Tetovë të zbardhet sa më shpejt. Thonë se edhe pse sot bëhen 11 muaj nga tragjedia, ende nuk ka epilog.
“Në njërën anë organet e drejtësisë lëshojnë raporte të cilat janë në kundërshtim me deklaratat e dëshmitarëve, kurse në anën tjetër ata blejnë kohë duke e stërzgjatur procesin për gati një vit. Në ndërkohë përgjegjësit e kësaj tragjedie lëvizin lirshëm në ,mesin tonë. Kjo lëndë nuk duhet të lihet në harresë dhe të mbetet në sirtarët e prokurorisë dhe gjyqësorit si shumë raste tjera.”, tha Elmedina Abdullai, bartëse e listës së këshilltarëve - N. Q. “Më mirë për Tetovën”.
