Minstri i jashtëm bullgar Minkov: Në RMV nuk ka konsensus partiak

08.08.2022 15:10

Protokolli dypalësh i nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes.....

Protokolli dypalësh i nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes kërkon përkushtim dhe implementim, thotë minsitri i jashtëm në qeverinë kalimtare bullgare, Nikollaj Minkov.

Ai nuk sheh qëndrim dhe konsensus gjithëpartiak te shteti fqinj, prandaj kërkon që për dialog të kenë përballë shtetin dhe jo partitë politike.

“Në raport me politikën e Maqedonisë së Veriut  gjendemi në etapën  ku në vend të parë duhet t’a organizojmë koordinimin me institucionet e ndryshme. Për këtë çështje na pret miratimi i dokumentit të shkruar i cili do t’i definon detyrimet dhe obligimet. Kështu do të arrihet qasje sistematizuese me përgjegjësi dhe rezultate. Shpresojmë se edhe në RMV do të ketë procedurë për konsolidimin e raporteve  ne drejtim pozitiv, për shkak se edhe po të kemi ne konsensus me ata, në RMV konsensusi nuk shihet aq i qartë. Atje ka një parti që është e hapur për dialog dhe një tjetër që është kundër. Për ketë vlerësojmë se çështjet do të precizohen vetëm  nëse  për partner e kemi shtetin dhe jo  partitë e atjeshme” – tha Ministri i Jashtëm i përkohshëm i Bullgarisë, Nikollaj Minkov.

VMRO-DPMNE: Protokolli me Sofjen, i dëmshëm në çdo lëmi

Ndërkohë VMRO-DPMNE vazhdon me  akuza ndaj pushtetit për  protokollet që ka nënshkruar me Sofjen, e  që sipas tyre, dëmtojnë secilën fushë krijimtarie të vendit. Kësaj rradhe akuzojnë ministren e kulturës Bisera Stojçevska  se po bën cenzurë ndaj  kulturës dhe artit maqedonas, prej të cilës kërkojnë  edhe dorëheqje.

“Me protokollet që i kanë nënshkruar, Bullgaria ka të drejtë të rekomandojë një lloj gjuhe të urrejtjes të cilën vetëm ajo mund ta sheh ku ekzstiston.Në bazë të shqyrtimeve të atilla bullgare, qeveria maqedonase nuk mundet të financojë as filma, as romane as këngë. Për këtë,  minsitrja “skafander” jep deklaratë ku thotë se turpërohet nga historia dhe veprimtaria maqedonase” – u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

LSDM: Mickovski mbron vetëm karrigen e vetë

Reagojnë nga LSDM. Sipas partisë maqedonase qeveritare, VMRO-DPMNE vazhdon të  punojnë kundër interesave naionale dhe shtetërore ehde pse dështuan në secilin skenarë, secilën protestë, dhe këto i bënë, jo për popullin, por  vetëm që të ruhet karrigja e Hristijan Mickovskit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)