QMK, një zjarr aktiv në Bogdanci, 12 janë shuar

08.08.2022 15:55

Qendra për Menaxhimin e Krizave....

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur një zjarr aktiv, ndërsa 12 janë shuar. Nga kjo qendër theksojnë se zjarri në afërsi të fshatit Furkë mes komunës të Dojranit dhe Bogdancit është ende aktiv, por me intensitet më të vogël.

Qendra për Menaxhimin e Kriza

“Qendra për Menaxhimin e Krizave bën me dije se në 24 orët e fundit janë shuar zjarret në fshatrat Angellci dhe Veljusë, në fshatin Pirava, në fshatin Injevë dhe Voislavci, në fshatin Zhitoshe afër Borinos, në deponinë në Krushevë, zjarri afër vendit të quajtur Kantoni Lezovski afër Shtipit, konstruksioni i kulmit dhe dyshemesë së një shtëpie në fshatin Orashje, zjarri me bar të thatë dhe mbeturina pranë objektit të vjetër të institucionit, shtëpia e përmirsimit Tetovë, zjarri në fshatin Romanovcë, Lozhan, në fshatin Gajre, zjarri në rrugën e vjetër nga Tetova në Zhelinë dhe zjarri në fshatin Çelopek” – informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Për shuarjen e zjarrit aktiv në Dojran dhe Boganci operojne një helikopter policie dhe një aeroplan “Air Tractor”, njoftojnë nga QMK. (Sedat Selimi, TVM2)