Përplasjet Muarremi-Ruskovska, Davidoviq: Dëshmi për gjendjen e gjyqësorit
Kështu e vlerëson avokati i penales dhe njohësi i mirë i çështjeve gyjqësore, Zvonko Davidoviq....

Përplasjet publike mes drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe shefes së Prokurorisë për ndjekjen e krrimit të organizuar dhe korrupson, Villma Ruskoska, në thelbë e dëshmojnë gjendjen tejet të renduar në gjyqësor dhe vështirësitë e shumta të cilët qytetarët e rëndomtë me vite me rradhë po i hasin gjatë procedurave gjyëqsore për ta fituar drejtësinë në këtë vend.
Kështu e vlerëson avokati i penales dhe njohësi i mirë i çështjeve gyjqësore, Zvonko Davidoviq, i cili thotë se ka kohë të gjatë që presionet politike, klientelizmi dhe standardet e dyfishta nuk janë sekret në gjyëqësor dhe këtë e dinë fortë mirë edhe ndërkombëtarët.
“Qytetarët jo vetëm që nuk kanë besim në gjyqësor dhe prokurori, por nuk i besojnë as policisë financiare dhe as agjencioneve për zbulim, jo rastësisht besimi në gjyqësor është dikur rreth 8 %. Ndodhitë e fundit mes Muaremit dhe Ruskovskës e thellojnë edhe më shumë mosbesimin e qytetarëve në organet ndeshkuese. Për herë të parë kemi një prokuror i cili pranon se ka presione politike nga ekzekutivi dhe kjo është për t’u tmerruar, mirëpo nëse analizojmë më shumë, akoma më i tmerrshëm është fakti kur prokurorja në fjalë tregon se nuk mund të ballafaqohet me presionet dhe kur kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët. Kjo gjë është e paimagjinueshme pasi që prokuroria për ndjekjen e krrimit të organizuar dhe korrupsion paguat për të kryer punën e saj, e jo të përplaset mediatikisht me ndonjë udhëheqësi e një institucion ose të kërkojë ndihmë nga ndërkombëtarët.” – tha avokati Zvonko Davidoviq.
Sa i përket sagës Muaremi- Ruskovska dhe ngritja e padive penale ndaj njëri-tjetri, Davidoviç është decid, se secili ka të drejtë të parashtrojë padi, por çështja kryesore është se tek cila palë janë provat dhe sa prova ka pala në fjalë.
Për ta kuptuar këtë, do të nevojitet kohë deri në procesuimin e padive, për ta kuptuar nëse bastisjet ligjerisht janë kryer nga të dyja palët. Nuk ka dyshime, shton Davidoviq se sistemi gjyqësor do të duhet njëherë e përgjithmonë të del nga “kthetrat e politikës” dhe kjo gjë, do të arrihet atëherë kur do të përmbyllim rekomandimet e BE-së për kapitujt e gjyqësorit dhe kur do të arrihet pavarësia financiare e gjyqësorit. (Rexhep Qamili, TVM2)
