Maqedoni

Higjiena Komunale Shkup, u ndërpriten kontratat 34 personave

08.08.2022 16:53

Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale e kryeqendrës ka ndërprerë kontratat për 34 persona, prej të cilëve 32 janë shqiptarë....

Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale e kryeqendrës ka ndërprerë kontratat për 34 persona, prej të cilëve 32 janë shqiptarë.
 
Ndërprerja e kontratave vjen menjëherë pasi këtë drejtori filloi ta drejtojë Kozana Mazneva. Ndërsa kjo e fundit në këtë post erdhi pas shkarkimit të drejtorit të mëparshëm Zudi Koka Enuzi kuadrë i ASH-së, i cili u shkarkua nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pas një përplasje mes disa qytetarëve në çarshinë e Shkupit, në mesin e të cilëve edhe vëllaut të Enuzit, me protestuesit e VMRO-DPMNE-së.