Maqedoni
VMRO-DPMNE: LSDM të pranoj zgjedhje dhe referendum
08.08.2022 17:22
VMRO-DPMNE fton pushtetin të pranojë zgjedhje të parakohshme dhe referendum....

VMRO-DPMNE fton pushtetin të pranojë zgjedhje të parakohshme dhe referendum për përmbajtjen e kornizës negociuese. Sipas partisë në opozitare të gjitha anketat e fundit, nxjerrin opozitën maqedonase fituese me një përparësi të theksuar.
“Dëshmia më e mirë se numrat janë të vërteta është fakti që pushteti i drejtuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja ik nga dy çështje kryesore në të cilat do të mund të shihet qartë vlerësimi i qytetarëve. E para janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe i dyti është referendum në të cilin qytetarët masivisht do ta refuzojnë propozimin bullgar. Këto janë dy forma të demokracisë së drejtpërdrejtë ku qytetarët do ta thonë më mirë vlerësimin e tyre. I ftoj për këtu, në Prilep të pajtohen edhe për zgjedhje të parakohshme edhe për referendum.”, tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Mickoskit po shpik sondazhe që të ruaj karrigen
Pas të gjitha disfatave, Mickoski ka frikë për vendin e tij në Pallatin e Bardhë, prandaj porosit sondazhe me rezultate të vjedhura, në të cilat nuk beson as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së.
“E gjithë kjo tashmë është parë, saher që Mickoskit po i lëkundet karrigja, ai urdhëron sondazhe për të mbajtur frikën. Asnjë sondazh i rremë nuk e fsheh faktin se Mickoski dhe VMRO-DPMNE po punojnë kundër qytetarëve, kundër interesave shtetërore dhe kombëtare.”, thonë nga LSDM nga e cila mbeten kundër referendumit dhe zgjedhjeve të parakohëshme.
FITIM KRYEZIU
