Ekonomi

Ministria e Financave, paralajmërohen reforma tatimore

08.08.2022 17:54

Ministria e Financave parasheh reforma tatimore....

Ministria e Financave parasheh reforma tatimore. Siç bën të ditur minsitri i financave Fatmir Besimi esenca e reformës tatimore bazohet në rritjen e bazës tatimore, pa rritur normat tatimore. Në mënyrë të përshpejtuar do të zbatohet edhe Plani aksional për luftimin e ekonomisë joformale, që do të thotë rritje shtesë e bazës që i nënshtrohet tatimeve thotë Besimi. 
 
“Qëllimet kryesore të strategjisë janë sigurimi i sistemit tatimor të drejtë (të paanshëm), efikas, transparent dhe modern, i cili do të bazohet në teknologji moderne dixhitale dhe inovacione në tatimim, në funksion të arritjes së rritjes ekonomike të përshpejtuar, inkluzive dhe të qëndrueshme. Përcaktuam pesë prioritete me strategjinë: Drejtësi më të madhe në tatimim, efikasitet dhe efektivitet më të madh në sistemin tatimor për arkëtim më të mirë të të hyrave, rritje të transparencës tatimore, cilësi më të mirë të shërbimeve dhe vendosje të tatimimit ekologjik (“të gjelbër”).”, tha minsitri i financave Fatmir Besimi.
 
E njëjta gjë vlen edhe për politikën tatimore në fushën e akcizave dhe tatimimit të gjelbër. Tatimimi i gjelbër i referohet stimulimit të obliguesve tatimorë për ta reduktuar sjelljen e tyre me të cilën kontribuon në ndotjen e mjedisit jetësor, thotë Besimi. Me planet vjetore aksionale në Strategjinë e reformës së sistemit satimor parashihet avancimi i punës së administratës tatimore dhe doganore nëpërmjet dixhitalizimit të mëtejshëm të proceseve dhe përforcimit të transparencës dhe efikasitetit në sistemin tatimor dhe luftimin e ekonomisë joformale. 
 
“Gjithashtu, nëpërmjet Planit aksional për luftimin e ekonomisë gri përmes 6 prioriteteve të mëposhtme do të veprojmë në drejtim të uljes së ekonomisë gri dhe vendosjes së këtyre subjekteve në ekonominë formale, me ç’rast përfshihen masa dhe aktivitete për: 1. Avancim të procesit të matjes, monitorim dhe detektim të ekonomisë gri; 2. Shërbime efikase inspektuese; 3. Mjedis më të mirë afarist për themelim, rritje dhe zhvillim të kompanive; 4. Ngritje të ndërgjegjësimit për ekonominë gri dhe forcim të moralit tatimor; 5. Adresim të ekonomisë gri në e-tregti; 6. Masa të Drejtorisë Doganore në luftimin kundër ekonomisë joformale.”, tha Besimi.
 
Me reformën tatimore planifikohet të arkëtojë rreth 54 milionë euro më shum çdo vit nga reformat tatimore në tatimin personal, tatimin mbi kapitalin, tatimin mbi fitimin dhe sigurimet shoqërore. Paara shtesë pritet të arkëtohen edhe nga reformat e TVSH-së, për të cilat ende nuk ka përllogaritje nga minsitria e fiancave. Parashihet edhe pagesa e kontributeve për honoraristët. Tatimi progresiv gjithashtu mbetet në plan për të aplikuar nga 1 janari 2023. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI