Botë

Përmbytje apokaliptike në Seul, tetë viktima

09.08.2022 10:05

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur...

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve që përfshinë disa pjesë të kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Reshjet e dendura të hënës në mbrëmje përmbytën rrugët, stacionet e metrosë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin e Seulit dhe provincat rreth tij. Sipas agjencisë meteorologjike të Koresë, në disa zona u shënua sasia më e madhe e reshjeve në 80 vitet e fundit. Në pjesë të Seulit, portit perëndimor të Incheon dhe provincës Gyeonggi, u shënuan reshje shiu mbi 10 cm në orë. Sipas parashikimit, situata mund të përkeqësohet pasi reshjet pritet të vijojnë dhe për disa ditë.