Maqedoni
Parandalimi i korrupsionit në ndërtimtari, “TI“: S’kavulllnet, as koordinim institucional
09.08.2022 13:00
Koordinim dhe interes i pamjaftueshëm i institucioneve për tejkalimin e rrezikut nga korrupsioni në sferën e planifikimit hapsinor...

Koordinim dhe interes i pamjaftueshëm i institucioneve për tejkalimin e rrezikut nga korrupsioni në sferën e planifikimit hapsinor, urbanizmit dhe ndërtimtarisë, është konstatuar në raportin e dytë tre mujor të “Transparency International- Maqedoni".
Sipas raportit të përgatitur në periudhën prill-qershor, organet e ekzekutivit dhe të pushtetit vendor, të cilat kanë kompetencë në lidhje me rregulloret ligjore pozitive në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor, si dhe zbatimin e tyre, duhet të jenë më aktivë për të ulur rrezikun e korrupsionit në ato organe, thuhet në raport.
“Kompetencat e mëdha diskrecionale të pushtetit lokal, mungesa e dispozitave ligjore të mirëformuluara, konflikti i dispozitave ligjore si dhe interpretimi i ndryshëm i normave juridike nga njëra anë, por edhe ndryshimet e shpeshta të ligjeve nga ana tjetër, krijojnë rrezik të rritjes së korrupsionit. Në këtë drejtim, nevojitet bashkëpunim dhe koordinim i forcuar ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, pushtetit lokal, Komunitetit të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për të kapërcyer rreziqet e korrupsionit dhe për të gjetur zgjidhje të koordinuara për zbatimin e rekomandimeve”, thuhet në raport.
Transparency International Maqedoni, mbetet e hapur për mbështetje dhe bashkëpunim me institucionet në drejtim të tejkalimit të rreziqeve nga korrupsioni në këto fusha.
FLUTURA LATIFI
