Maqedoni
Festimet me armë zjarri, sociologët: Të rriten dënimet, rrezikohen jetë
09.08.2022 13:43
Tradita e krismave me armë zjarri në dasma dhe festime të tjera familjare...

Tradita e krismave me armë zjarri në dasma dhe festime të tjera familjare, po shpeshtohet gjithnjë e më tepër, edhe pse një veprim i tillë është i dënueshem me ligj, mndje edhe i rrezikshëm sepse mund të përfundojë me fatalitet.
Si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri nëpër festime, brenda një dite në MPB janë paraqitur 3 raste nga dëmtimet e shkaktuara nga plumat qorre vetëm në kryeqytet. Festimet me armë zjarri kanë lënduar edhe 2 persona.
Por këto incidente me pasoja të rënda në disa raste, nuk i pengojnë festuesit e pandërgjegjshëm, të kthejnë në “arenë” krismash me armëve të kalibrave të ndryshëm, sidomos dasmat e fejesat. Socialogët thonë se duhen rritur dënimet.
“Dënimet janë të ulta, pra 500 euro, e si të tilla për këta persona nuk janë shumë domethënëse. Nevoitet që shteti të gjejë ndonjë mekanizëm ku sanksioni të jetë më shumë më i lartë apo të gjendet një mënyrë që moralisht të dënohet si veprim se nuk është mirë të festohet në atë mënyrë. Gjuajtja me një krismë arme, është traditë e mbetur nga e kaluara, por tani po teprohet e të duket se në ndonjë front të vërtetë lufte. Bëhet fjalë për armë që mund të jetë rrezik për jetën”, shprehet sociologu Ilija Acevski.
MPB me apel: Pa armë në gëzimet familjare, rrezikohen jetë
Nga MPB përveç saksioneve, parandalimin e kësaj dukurie e bëjnë edhe përmes fushatës"Festo me zemër, jo me armë". Përkujtojnë se për lëndime gjatë festimeve me armë, dënimi është me burg.
“Nëse gjatë gjuajtjes shkaktohet ndonjë lëndim apo pasojë tjetër atëherë është e paraparë dënim me burg deri në 5 vjet. Për këtë qëllim apelojmë edhe një herë të mos përdoren armë zjarri gjatë festimeve, ka mënyra të ndryshme se si mund të shfaqim gëzimin tonë, pa shfrytëzimin e armëve të zjarrit”, theksoi Toni Angelovski nga MPB.
Për gjuajtje me armë nëpër festa e dasma, sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, është paraparë gjobë prej 200 deri në 500 euro.
Varësisht nga pasojat, gjuajtja mund të paraqesë edhe vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, për të cilën është paraparë edhe dënim me burg prej një deri në pesë vjet.
FLORIJE BELULI
