Maqedoni
“Privatizimi” i hekurudhave, zgjerohet hetimi ndaj Muhamed Zekirit
09.08.2022 14:35
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit..

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka zgjeruar hetimet për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.
Bëhet fjalë për një rast tjetër penalo-juridik, ku qeveria përmes sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm Muhamed Zekiri, ka lidhur marrëveshje me një person juridik për shërbime konsulente për riorganizimin e Hekurudhave. Prokuroria dyshon se edhe kjo kontratë është lidhur pa tender.
Zekiri që nga prilli dyshohet për shpërdorim detyre, e Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur rastin ndaj tij dhe dy shtetasve kroatë, për kontratën të lidhur bërë pa procedurë të prokurimit publik për shërbime konsulente, për riorganizimin e AD “Postat e Maqedonisë”. Për Momentin Gjykata e Apelit në Shkup, ia ka zgjatur Zekirit arrestin shtëpiak edhe për 30 ditë.
