“Covid-19”, 679 të infektuar, 291 të shëruar në 24 orë
09.08.2022 14:59
Vazhdon të jetë i lartë numri i të infektuarve me “Covid-19” në vend....

Vazhdon të jetë i lartë numri i të infektuarve me “Covid-19” në vend.
Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat e detajuara për 24 orët e fundit, sipas të cilave nga 1.537 testime të kryera, janë dedektuar 679 të infektuar të rinj.
Prej këtij numri, 130 janë riinfektime.
Për fat të mirë në këto 24 orë nuk ka asnjë fatalitet. Numri i të shëruarve është 291. Aktualisht në vendin tonë ka 4.379 raste aktive.
Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kavadari dhe Kumanova.
