Marrëdhëniet Shkup – Sofje, VMRO-DPMNE paralajmëron dokument të ri
Marrëdhëniet Shkup – Sofje dhe protokolli negocues me Brukselin...

Marrëdhëniet Shkup – Sofje dhe protokolli negocues me Brukselin mbeten mollë sherri mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së.
Opozita me akuza të reja në adresë të Qeverisë dhe LSDM-së së Kovaçevskit. VMRO DPMNE, duke u thirrë në deklarime të ministrit të jashtëm bullgar, Nikollaj Millkov, thotë se në horizont është një dokument i ri në favor të fqiut lindor.
“Tani, një javë pas “suksesit historik” që paralajmëroi Kovaçevski ndodh një debakël dhe një dokument i ri i me detyra. Ky document do të jetë bazamenti sipas të cilit Bullgaria do të vlerësojë avancimin sipas skemës së tyre dhe në bazë të të cilit do të miratojë ose jo vazhdimin e negociatave.” – tha Mile Lefkov nga VMRO DPMNE.
VMRO DPMNE citoi ministrin e jashtëm të Bullgarisë Nikollaj Milkov të ketë thënë se do të ketë dokument të ri të shkruar me të cilin do të definohen detyrat e institucioneve të ndryshme në raport me Maqedoninë.
Sipas VMRO-së kjo nënkupton se ata do të hartojnë detyrat për institucionet maqedonase.
LSDM: S’ka asnjë dokument dhe as detyrim të ri
Mirëpo, LSDM hodhi poshtë pretendimet e VMRO DPMNE-së si të pavërteta.
“Kjo parti e udhëhequr nga Mickovski ka probleme sa herë që vendi avancon në rrugën drejt BE-së ”- thonë nga LSDM.
“S’ka asnjë marrëveshje të re, asnjë dokument të ri dhe asnjë detyrim të ri për shtetin tonë jashtë protokollit. Republika e Maqedonisë së Veriut filloi negociatat me BE-në dhe tani pason procesi dhe përfitimet që kemi nga ky proces.” – u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.
Kaveski theksoi se negociatat dhe procesi i skriningut kanë filluar edhe zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe se përpjekjet e opozitës për të manipuluar opinionin për, kushtimisht thënë, asimilimin dhe bullgarizimin e maqedonasve kanë dështuar. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
