Sportet E Tjera
Zyrtare: Mundja e Kosovës, pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes
16.01.2015 18:50
Pas mbledhjes së rradhës të Federatës Ndërkombëtare të Mundjes, të mbajtur sot në Llozanë të Zvicrës, është vendosur që Federata e Mundjes së Kosovës...
Pas mbledhjes së rradhës të Federatës Ndërkombëtare të Mundjes, të mbajtur sot në Llozanë të Zvicrës, është vendosur që Federata e Mundjes së Kosovës të pranohet në mënyrë të përkohshme në Federatën Ndërkombëtare, që është një hap tjetër I madh për sportin kosovar.
E gjithë kjo, konfirmohet në faqën zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (www.unitedworldwrestling.org).
Me këtë, tani më janë gjithsej tetë federata sportive kosovare, të cilat do të mund ti ndjekim në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros vitin 2016, pasi para disa kohe, Komiteti Olimpik I Kosovës ishte pranuar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
MUSTAFA ADEMI