Maqedoni
“Open Balkan-ID”, mediat serbe: Serbia pret 30 000 punëtorë nga RMV e Shqipëria
09.08.2022 15:55
Së shpejti, qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mund të punësohen kudo në këto tre vende...

Së shpejti, qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mund të punësohen kudo në këto tre vende, vetëm përmes numrave të identifikimit të “Open Balkan-ID” pa barriera shtesë administrative, shkruajnë mediat serbe. Pikërisht me këtë marrëveshje e cila del nga “Ballkani i Hapur”, Serbia pret që përmes kësaj lëvizjeje të lirë rreth 30 mijë persona kryesisht mjekë dhe personel tjetër mjekësor nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që të aplikojnë për punë në Serbi, ku kushtet janë për një nuancë më të mira sesa në dy vendet e tjera anëtarë të Ballkanit të hapur. Siç bëjnë me dije mediat serbe, këta punëtorë tanimë kanë filluar kontaktet dhe proçedurat dhe nga shtatori, pa asnjë dokument shtesë, vizë pune apo leje speciale, do të mund të nisin me punë.
Në bazë të Marrëveshjes pritet që të gjithë qytetarët që duan të punësohen në një nga këto tre shtete, të fusin të dhënat e tyre përmes portalit e-Government dhe në këtë mënyrë të marrin numrin e identifikimit të nismës “Ballkani i Hapur”. Çdo qytetar që hyn në portal dhe merr atë numër do të mund të hyjë në tregjet e punës në të tre vendet, synimi është që procedura të jetë e njëjtë në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.
Sipas të njëjtave burime, interesim shumë të madhë kanë treguar mjekët dhe personeli tjetër mjekësor i cili pritet që në numër të madhë të aplikojnë për kalim në Serbi, ku paga mesatare është 631 euro.
FITIM KRYEZIU
