Maqedoni
Reagojnë ish punonjësit në HKSH: Kemi shkuar në punë, drejtuesit gënjejnë
09.08.2022 16:14
Punonjësit e larguar nga puna në N.P. “Higjiena Komunale”, kanë reaguar ndaj deklarimeve të autoritetetve të ndërmarjes...

Punonjësit e larguar nga puna në N.P. “Higjiena Komunale”, kanë reaguar ndaj deklarimeve të autoritetetve të ndërmarjes, e sot edhe të kryetares së qytetit të Shkupit, se kontratat nuk iu vazhduan pasi nuk kanë qenë të rregullt në punë dhe nuk I kanë kryer obligimet
“Duam të njoftojmë opinionin se largimi ynë është bërë thjesht për pazare politike, dhe jo për shkak të parregullsisë tonë në punë, e aq më pak për shkak se jemi të panevojshëm! Rregullsia jonë mund të vërtetohet lehtë nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe nënshkrimeve nëpër listat evidentuese të punëtorëve. Sa i përket sistemit elektronik qëllimisht nuk u jepen të gjithëve kartelat e nevojshme pikërisht për manipulime të këtilla! Vendet tona të punës, do të mbushen me militant partiak, ky edhe ishte qëllimi.”, thuhet në reagimin e përbashkët të 32 punonjësve të larguar.
