Botë

Luftime të ashpra në Donjetsk, nis puna në centralin bërthamor në Zaporozhye

09.08.2022 16:41

Përleshje të ashpra vazhdojnë në Bakmut dhe Avdjivka në rajonin lindor të Donjeckut në Ukrainë...

Përleshje të ashpra vazhdojnë  në Bakmut dhe Avdjivka në rajonin lindor të Donjeckut në Ukrainë. Seritë e bombardimeve nga ana e rusëve, kanë përshkallëzuan situatën në këtë zonë. Sipas Shtabit të Ushtrisë së Ukrainës, armiku tenton të shkaktojë humbje maksimale te forcat ukrainase, por rezistenca e tyre vazhdon.

“Situata në rajon është e tensionuar, bombardimet janë konstante në të gjithë linjën e frontit. Rusët po vijojnë bombardimet, por njësitë ukrainase janë aty për të penguar këto sulme. Megjithatë situata është shumë e rëndë.”, tha Oleksandr Shtupun, zëdhenësi i ushtrisë ukrainase.
 
Ndërkohë pas thirrjeve të shumta për kujdes, luftimet rreth termocantralit më të madh bërthamor në Evropë janë ndërprerë. Centralin bërthamor të Zaporozhye po funksionon normalisht, por riparimet janë kryer me vështirësi të mëdha.
 
“Termocentrali bërthamor në Zaporozhye, më i madhi në Evropë, tani po punon normalisht dhe linjat e dëmtuara të transmetimit janë restauruar.”, tha Yevgeny Balitsky, kreu i administratës lokale të vendosur nga Rusia.
 
“Sulmet ruse mbi objektin kishin goditur karburantin e harxhuar bërthamor dhe kishin dëmtuar tre sensorë të monitorimit të rrezatimit përreth zones. Stafi ukrainas po punon nën tytat e armëve ruse. Okupatorët rusë synojnë të shkatërrojnë infrastrukturën e uzinës, të shkaktojnë dëme në të gjitha linjat e transmetimit.”, tha Ambasadori i Ukrainës për mbikëqyrje bërthamore në OKB.
 
Një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje që të ndalohen betejat afër centralit bërthamor, sepse pasojat do të jenë shkatërruese për të gjithë. Ai gjithashtu kërkoi që inspektorëve ndërkombëtarë t’u jepet qasje në central.
 
FARIJE DAUTI BAKIU