Industria ushqimore, presim çmimet e korrjeve të reja, ka pasiguri
Përveç çmimeve të larta që rriten në mënyrë rapide...

Përveç çmimeve të larta që rriten në mënyrë rapide, gjithnjë e më shumë thellohet pasiguria se sa dhe deri kur do të jenë të disponueshme lëndët e para.
Nga industria ushqimore, thonë se përllogaritjet rriten para se të vlerësohet furnizimi i ri dhe kjo e bën të pasigurt tremujorin e fundit të vitit, gjë që nuk është e mirë për askënd.
“Ne si kompani po përgatitemi të amortizojmë këto lëvizje të padëshiruara ekonomike. Të gjithë presin që të korrat e reja të drithit, sheqerit, kakaos, të formojnë një çmim. Natyrisht, ka edhe sinjale të spekulimeve, si në nivel global, ashtu edhe në nivel mikro dhe e gjithë kjo e bën shumë të pasigurt mjedisin aktual ekonomik” – tha Ljupço Veleski, Menaxher në Industrinë Ushqimore.
Qytetarët: Frikë nga rritjet e mëtejme, të merren masa
Me rritjen e kostos së jetesës me 1.9 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë me 2.5 për qind në Korrik krahasuar me Qershorin, jeta është bërë e vështirë dhe thuajse e pashpresë për qytetarët.
Jetojmë nga dita në ditë dhe e shohim me frikë fundin e muajit , thonë ata.
“Edhe 500 euro rrogë do të jetë pak”.
“Kur të fiket rryma, do të mbështillemi me batanije dhe do të mbyllim gojën”.
“Është shumë e shtrenjtë, të gjithë jemi të frikësuar, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”.
“Qeveria duhet të bëjë diçka” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Teksa vjeshta pritet të thellojë pasigurinë si për ekonominë ashtu edhe për qytetarët, Veleski thotë se masat shtetërore janë të nevojshme edhe për ekonominë, por ato duhet të jenë specifike. (Leunora Kaliqi, TVM2)
