Botë

Zelensky thirrje Perëndimit të ndalojë turistët rusë: Duhet të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre

09.08.2022 17:56

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë të gjithë vizitorët rusë...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë të gjithë vizitorët rusë – dhe Kremlini është përgjigjur me përbuzje.
 
“Rusët duhet të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, tha Zelensky për The Washington Post .
 
Një ndalim i tillë, argumentoi ai, do të ishte më efektiv sesa sanksionet aktuale, të cilat ndalojnë linjat ajrore ruse dhe zyrtarët e lidhur me Kremlinin.
 
Rusët ende mund të marrin viza për BE dhe SHBA.
 
Thirrja e Zelensky mund të marrë vetëm mbështetje të kufizuar, pasi Rusia – pavarësisht sanksioneve – ka lidhje të gjera biznesi globale dhe turistët rusë janë ende të mirëpritur në destinacionet e pushimeve si Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Top Channel