Botë

Erdogan: Në horizont shihet përleshje midis civilizimeve

16.01.2015 19:24

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi sot në "përleshje midis civilizimeve" pas valës së sulmeve të militantëve islamist në Paris...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi sot në "përleshje midis civilizimeve" pas valës së sulmeve të militantëve islamist në Paris dhe tha se pas sulmit të javës së kaluar ndaj gazetës satirike "Sharli ebdo" në Paris fshihen sulme të islamit.
 
"Me shqetësim të madh i ndjekim sulmet e islamit, të cilat fshihen pas sulmit ndaj gazetës satirike në Francë", tha Erdogan, i cili u bë kritik gjithnjë e më i zëshëm në atë që konsiderohet si islamofobi në rritje të Perëndiminit.
 
Kundrejt të gjitha përpjekjeve tona për ta penguar këtë, teza për përleshjen midis civilizimeve po bëhet realitet, tha presidenti turk sot pas takimit me biznesmenët në Ankara.
 
Duke mos përmendur emra, Erdogan gjithashtu dukshëm i kritikoi autoritetet franceze për shkak të asaj që kanë lejuar Hajat Bumejdin, bashkëshortja e një sulmuesi të armatosur, të arrijë në Turqi në ditët pas sulmit dhe për të cilën besohet se tani është në Siri.
 
"Ata flasin për njerëz të cilët kalojnë nëpër Turqi, por do të duhet fillimisht të mësojnë se si t'i kontrollojnë pasaportat kur ata njerëz e lëshojnë vendin", tha ai.
 
Turqia e përforcoi sigurinë kufitare pasi u përball me kritika se ka lejuar që qindra aktivistë evropianë, militantë të ardhshëm të kalojnë në Sirinë fqinje dhe të përfshihen ndaj grupeve radikale, duke e përfshirë organizatën xhihadiste Shteti Islamik./mia