Maqedoni
MASH: Komision për tërheqjen e tekstit të Sociologjisë për vitin e dytë të gjimnazeve
09.08.2022 18:17
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se është formuar Komisioni për propozimin për tërheqjen....

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se është formuar Komisioni për propozimin për tërheqjen nga përdorimi të një teksti të miratuar, më saktë për Tekstin e Sociologjisë për vitin e dytë të arsimit të mesëm. Komisioni brenda afatit ligjor prej 10 ditësh duhet t'ia dorëzojë propozimin Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Formimi i komisionit pason komentet e opinionit publik, veçanërisht nga fusha e ekspertëve.
“Në periudhën e kaluar janë marrë disa vendime për tërheqjen e teksteve të miratuara, për të cilat ka pasur reagime. Me reformën themelore të sistemit arsimor, që parashikon zhvillimin e kurrikulave të reja, do të zhvillohen tekste dhe materiale të reja mësimore në të gjitha lëndët. Po zhvillohet një procedurë për prokurimin e teksteve shkollore për të gjitha lëndët nga klasa e parë, e dytë, e katërt dhe e pestë, për të cilat janë përgatitur planprograme të reja, në përputhje me planin për reformimin e arsimit fillor. Të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë në krijimin e arsimit cilësor.”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
