Maqedoni

Konkurs për punësimin e asistentëve arsimor për nxënësit me nevoja të veçanta

09.08.2022 19:12

Ministria e Arsimit sot ka shpallur konkursin për punësim në kohë të caktuar pune të 226 bashkëpunëtorëve....

Ministria e Arsimit sot ka shpallur konkursin për punësim në kohë të caktuar pune të 226 bashkëpunëtorëve profesional-praktikantëve-asistentëve arsimor për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor për në vitin shkollor 2022/2023, e që do të punojnë në disa komuna të vendit.
 
Në gjuhën mësimore maqedonase në mësimin klasor, kërkohen 95 asistent arsimor, 16 për asistent arsimor në mësimin lëndor dhe 5 asistent arsimor në paralelet e kombinuar.Në gjuhën shqipe kërkohen 85 asistent arsimor në mësimin klasor, 20 asistent arsimor në mësimin lëndor dhe 5 Asistent arsimor në klasë të kombinuar. Kushtet dhe kriteret janë publikuar në ëeb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
 
Opozita maqedonase, publikimin e konkursit e konsideron në kundështim me ligjin.
 
“I kërkojmë Qeverisë të shpjegojë se si në të ardhmen, me kompetenca të përziera, do të bëjë dallimin mes këtyre 2 grupeve tëprofesionistëve? Supozojmë se arsyetimi do të jetë se për shkak të mungesës së bashkëpunëtorëve profesionistë për pozicionin "asistent arsimor”. E vërteta është se zgjedhjet po vijnë dhe “Agjencia e Punësimit ”me emrin LSDM dhe BDI kanë nevojë për ushtri votuesish. Atyre nuk u intereson dëmi. Të mos keqkuptohemi, fëmijët me aftësi të kufizuara kanë nevojë për asistentë dhe ata duhet t'i marrin, por Qeveria duhet të bëjë përpjekje dhe të respektojë ligjet.”, thonë nga  Komisioni për Arsim dhe Shkencë i VMRO-DPMNE-së.