ZHELINË

Mungon energjia , zona industriale në errësirë

17.01.2015 14:56

Zona industrial në komunën e Zhelinës dhe 30 objekte banimi përreth saj, për 4 vite rrjesht kanë një problem të cilin nuk po mund ta zgjidhin kurrsesi....

Ata nuk janë të kyçur në rrjetin elektrik të EVN-së . Është  për tu habitur se si njerëzit vazhdojnë të jetojnë e punojnë këtu pa një nga gjërat më të domosdoshme për jetesë dhe bisnes, energjinë elektrike.

EVN e ka siguruar tokën për ndërtimin e një tranfostacioni për këta banorë që para dy vitesh , askush nuk di të na tregojë pëse edhe pas 2 vitesh, këtu nuk po ndërtohet një tranfostacion që do ti furnizonte këta banorë dhe bizneset e tyre, me energji elektrike. Banorët thonë se I kanë paguar të gjitha pagesat e kërkuara nga EVN madje ,  që problem I tyre të marrë përmasat e tragjikomedisë, tokën për ndërtimin e trafostacionit, EVN-së ia kanë dhuruar vetë banorët e zonës me të vetmin qëllim, që të kenë dritë në shekullin 21, si e gjithë bota e civilizuar. Për shkak të mungesës së nj  prej kushteve më elementare për biznes të suksesshëm, disa prej investuesve të huaj që fillimisht ishin përcaktuar për zonën ekonomike në zhelinë, tashmë janë larguar prej aty.

“Problem numër një është se ata krëkoshin pronë për të ndërtuar trafostacion.Unë personalisht ua  kam dhëruar me date 28.09 2012 pa asnjë kusht vend për të ndërtuar trafostacioni, me vetmi qëllim që të kyçemi në rrjetin e EVN-së.Mirëpo kjo punë asesi që të kryhet. Çdo here që takohemi na thonë se brenda javës do të fillojnë me punë. Këtu kena investitor nga Slloveni, dhe përshkak të mungesës së rrymës I kanë mbyllur objektet  e tyre, dhe kanë marrë objekte me qira në Tetovë..”

“Nuk vijnë të më kyçin  rrymën. Vendin e kanë parë, mi kanë marrë 18 mijë denarë, 50 euro mi morrën për rrufepritësin,  por asgjë. Më thanë para katër vite bëri këto punë dhe ne do të kyçemi në rrjetin e  energjisë elektrike dhe ku janë ato para sot!? Vetëm na maltretojnë..” 

“Shtëpitë e mia janë 200 metra larg që  këtu, edhe unë me gjithë dokumentacionet me gjith pagesat, tre shtëpi rrinë aty. Rrymë nuk  kam, qendroj me familjen në dy-tre dhoma dhe nuk shoh rrugëdalje” – thanë disa nga banorët e intervistuar nga TVM2.

Në zonën industriale  të Zhelinës veprojnë   dhjetra kompani, prej të cilave  disa  janë të huaja. Por EVN-Maqedoni  deri më tani nuk ka marrë përsipër tu  sigurojë energji elektrike  këtyre  kompanive.  Një pjesë e objekteve veçmë  kanë mbetur në gjysmë me ndërtimin e tyre .

Banorët të cilët kanë ndërtuar objete  në këtë zone të Zhelinës, vite me rradh  shëtiten lartë e posht nëpër institucionet  dhe akoma nuk kanë hyrë në objektet e tyre, për shkak të mos kyçjes  në rrjetin  e energjisë elektrike të EVN-së.

Investimet në  rrjetin distributiv të EVN-së në përgjithësi janë problem  në  gjith  teritorin e komunës së Zhelinës. Disa fshatra të Dërvenit përditë përballem me mungesën e  rrymës e cila në shumë shtëpi vjen vetëm në një fazë dhe kjo shkakton shpesh herë prishjen e aparaturave shtëpiake.

“Qytetarët e Dërvenit përballen me probleme shumë reale, me intesitet të dobët të rrymës elektrike.Kemi prishje të aparateve në shtëpit dhe askush nuk merr përgjegjësin për këtë. Problem është edhe dokumentacioni I tepëruar I cili kërkohet për kyçjen në rrjetin elektrik, si rezultat I kësaj, vetëm në vetëbanimin e Dërvenit mbi 200-300 objekte të reja janë pa kyçur në rrymën elektrike si dhe problem tjetër është që për një shtyllë   të rrymës elektrike kërkohet shumë prej 3 mijë euro dhe më lartë” – tha përfaqësues i fshatrave të Dërvenit,  Fikret Rexhepi.

Në zgjidhjen e kësaj çështjeje është kyçur edhe numri “NJË” i Zhelinës Fatmir Izairi, mirëpo edhe përkundër takimeve të shumta me përfaqësuesit e EVN-së, dhe përpjekeve për tu tejkaluar problemi në fjalë ai nuk po arrin  të sigurojë energji elektrike për banorët e tij. Komuna e Zhelinës ka bërë gjithçka që ka qenë në dorë të saj, e tani ndjehet e pafuqishme për të zgjidhur problemin e banorëve me EVN-në.

“Unë mund të theme se ndjehem I pafuqishëm me problemet e EVN-së. Me të vërtetë banorët kanë të drejt dhe për çdo ditë drejtohen te unë dhe kërkojnë ndihëm. As në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur që tre-katër vite të mos kyçën në rrjetin e energjisë elektrike, njerëzit presin të hyjnë nëpër shtëpi, dhe kanë të drejt.(Blic)Jemi drejtuar të Komisioni rregullator dhe shumë vende të tjera, mirëpo EVN në këtë rast është  mbi ligjin. Ne në këtë vend kemi plan detal urbanistik, 100 metra më pare kemi paraparë ndërtim të trafostacionit dhe aty përgjigja është kthyer në jepni parcel për ndërtim të trafostacionit” – deklaroi kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.

TVM 2 kërkoi të marrë përgjigje nga EVN për problemin e këtyre banorëve. Përgjigja na erdhi me shkrim. Nga EVN - Maqedoni përgënjeshtrojnë se në këto vendbanime nuk ka energji elektrike  tashmë 4 vjet.

Ata pranojnë problemet në pjesën ku ndodhet zona  industriale, dhe thonë se EVN Maqedoni punon në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe së shpejti do të ndërtojnë trafostacionin në këtë vend. Por as në përgjigjen me shkrim EVN nuk na sqaroi se përse nuk e ka ndërtuar kaq gjatë kohë tranfostacionin në një kohë kur tokën për të ia kanë falur banorët madhe edhe kur ua ka marrë pagesat për kyçcjen në rrjet. (Rexhep Qamili, TVM2)