Futboll

Përfundon Europa League e Shkupit, projektohet ”derbi” për grupet e Conference

10.08.2022 11:14

Shkupi eliminohet nga Europa League, pasi humbi të dy përballjet me irlandezët e Shamrock...

Pas humbjes 3-1 në transfertë, Shkupi tentoi t’i afrohej golit në disa raste, por u godit nga Gafnei në minutën 65, kur dukej se mund të arrinte një përmbysje.
 
Irlandezët miqtë goditën në përfundim edhe me Emakhu, dhe goli i Shkupit me sulmuesin Adetunji ishte thjesht një ngushëllim para eliminimit nga Europa League.
 
Gjithsesi, aventura europiane e Shkupit nuk mbyllet madje projektohet një derbi shqiptar në fazën play-off të Conference League.
 
Shkupi tani  do të presë fituesen e përballjes Ballkan-Klaksvik, me kosovarët në avantazh 3-2 në ndeshjen e parë, ndaj rivalëve nga Ishujt Faroe.
 
Një fitore e Ballkanit do të siguronte një hyrje të garantuar në grupe për një nga ekipet shqiptare.