Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, Besa kërkon votë për listën e këshilltarëve
10.08.2022 13:22
Lëvizja Besa ka vazhduar në Recicë të Vogël prezentimin e listës së këshilltarëve për këshillin komunal në Tetovë...

Lëvizja Besa ka vazhduar në Recicë të Vogël prezentimin e listës së këshilltarëve për këshillin komunal në Tetovë. Kërkuan votë për projekte cilësore për qytetarët.
“Nuk guxojmë ta lëmë Tetovën të kthehet në gjendjen që ishte para 8 muasjh. Nuk guxojmë të ndalemi sepse kjo nënkupton një mundësi për ta. Mos ngurroni të kërkoni përkrahës të tjerë se jemi në rrugë të drejtë. Kërkojmë mbështetje për ta rindërtuar e rimëkëmbur qytetin”, u shpreh bartës i listës së këshilltarëve nga Lëvizja Besa, Besar Durmishi.
