Maqedoni

DAP përfundoi përditësimin e aplikacionit “TVSH-ja ime”

10.08.2022 13:38

Drejtoria për të ardhura publike informoi se, pas më shumë se 20 ditësh...

Drejtoria për të ardhura publike informoi se, pas më shumë se 20 ditësh që nga fillimi i përditësimit të aplikacionit “TVSh-ja ime”, ai nga sot është i disponueshëm versioni i përshtatur i aplikacionit edhe në Google Playstore.
 
Shfrytëzuesit e aplikacionit duhet që fillimisht të bëjnë përditësim në playstore të aplikacionit dhe më pas të rikyçen. Në pjesën “profil” të ekranit “lloj i skenerit barkod” të zgjedhin opsionin- “i avancuar”.
 
Drejtoria e të Ardhurave Publike gjithashtu njoftoi sot se është në proces pagesa e një pjese të TVSH-së së shprehur në llogaritë fiskale për përdoruesit që kanë skanuar llogaritë fiskale në tremujorin e dytë të vitit 2022.
 
Secili përdorues mund të kontrollojë statusin e pagesës nga TVSH-ja ime n profilin e vet në e-pdd.ujp.gov.mk