Maqedoni

AEK : Të miturit qëndrojnë në internet për më shumë se pesë orë në ditë

10.08.2022 13:54

39% për qind e të anketuarve të përfshirë në një anketë nga Agjencia për Komunikime Elektronike...

39% për qind e të anketuarve të përfshirë në një anketë nga Agjencia për Komunikime Elektronike, thonë se të miturit, shpenzojnë mesatarisht më shumë se pesë orë të lidhur në internet.
 
Rreth gjysma e të anketuarve, ose 46.3 %, e dinë se ekziston një program i kontrollit prindëror që do t'u mundësojë personave nën 18 vjeç të kenë qasje të sigurt në  internet, por vetëm 10.2 % prej tyre, e kanë instaluar tashmë një softuer të tillë, të tjerët ose nuk e kanë instaluar, ose as që e dinë se ai ekziston. Megjithatë rreth 61 për qind do ta instalonin të njejtin.
 
Sipas Raportit nga Sondazhi i të Opinionit Publik për Mbrojtjen e Përdoruesve të Shërbimeve Elektronike, në katër vitet e fundit, është vërejtur një trend në rritje në numrin e familjeve ku aksesi në internet përdoret edhe nga të miturit. Në vitin 2022, rreth 43.2 % e të anketuarve janë përgjigjur se të miturit përdorin internetin në familjet e tyre, 85.6 % e tyre madje çdo ditë. Sipas anketës, numri i përdoruesve të shërbimit të internetit në familje është rritur nga 79 për qind në 89 për qind në pesë vitet e fundit.
 
Në katër vitet e fundit ka pasur një rritje të numrit të të anketuarve që janë përballur me një lloj problemi gjatë përdorimit të internetit në shtëpi, pra në vitin 2022 vetëm 29 për qind e të anketuarve nuk kanë pasur problem me lidhjen e tyre të internetit në shtëpi. Problemet më të shpeshta me internetin janë shpejtësia e paqëndrueshme e lidhjes (34.2 përqind), ndërprerjet/mosdisponueshmëria e shërbimit (30.6 përqind) dhe problemet me pajisjet teknike.
 
Për shkak të ndërprerjeve apo mosdisponueshmërisë së shërbimit në 12 muajt e fundit, 38.4 për qind e familjeve kanë kontaktuar ofruesin e internetit dhe për 55.7 për qind e tyre problemi që kanë raportuar është zgjidhur në të njëjtën ditë.
 
Rreth 27 për qind e familjeve me akses në internet janë ankuar me telefon tek ofruesi i tyre dhe 30.7 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se janë plotësisht të kënaqur me përgjigjen që kanë marrë nga ofruesi i internetit. Vetëm 1.6 për qind e familjeve me akses në internet dërguan një ankesë me shkrim te ISP, sipas disa prej gjetjeve kryesore të anketës.
 
Anketa është kryer nga 13 prilli deri më 15 mars të këtij viti në një kampion përfaqësues të rastësishëm prej 1100 të anketuarve të moshës 18 vjeç e lart, mes përdoruesve të cilitdo prej shërbimeve të komunikimit elektronik: telefonisë fikse, telefonisë celulare, internetit dhe televizionit.
 
Mostra është përfaqësuese për sa i përket gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe vendbanimit, në lidhje me të dhënat statistikore zyrtare në kohën e anketimit, të disponueshme në Entin Shtetëror të Statistikave - Të dhënat nga regjistrimi i vitit 2021.