Maqedoni

Lija e Majmunit, Ministria e Shëndetësisë: Dyshohet për një rast në Kërçovë

10.08.2022 14:26

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën e Infektologjisë nuk ka asnjë pacient të dyshuar për linë e majmunëve...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën e Infektologjisë nuk ka asnjë pacient të dyshuar për linë e majmunëve.
 
Por kanë marrë informacion nga Spitali i Kërçovës, se ka një person i cili dyshohet se është i infektuar dhe të cilit i është dhënë rekomandim për testim.
 
“Aktualisht është duke u organizuar një ekip epidemiologjik për të kryer një anketë epidemiologjike.
 
Deri më tani, në Institutin e Shëndetit Publik nuk është dorëzuar asnjë material testues dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.