ICC nis hetiumet për krime lufte në Palestinë
Prokurorët në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) thonë se i kanë hapur hetimet lidhur me krime të mundshme të luftës të kryera në territoret palestineze....

Prokurorja e kësaj gjykate, Fatou Bensouda, tha mbrëmë se do të udhëheq hetime preliminare “plotësisht të pavarura dhe të paanshme”.
Qeveria palestineze e ka njohur këtë gjykatë në fillim të këtij muaji dhe ka kërkuar që ajo të zhvilloj hetime për krimet e mundshme gjatë ofensivës së Izraelit në muajin qershor të vitit të kaluar në Rripin e Gazës.Izraeli, që nuk është anëtar i kësaj gjykate, tha se shpallja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë është “skandaloze” dhe se hetimet janë “të motivuara politikisht”.
Shtetet e Bashkuara, po ashtu, e kanë dënuar vendimin e gjykatës për hapjen e hetimeve lidhur me Izraelin. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Jeff Rathke, tha mbrëmë se “është ironi tragjike që Izraeli, që i ishte nënshtruar mijëra sulmeve terroriste me raketa kundër vendbanimeve dhe civilëve të vet, nuk shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”.
