Kulturë

AShKVPSh rrëmben çmimin e parë në Turqi, Tolaj: Shqiptarët shkuan në Turqi dhe fituan

10.08.2022 15:14

Në festivalin ndërkombëtar të Turqisë, të mbajtur javën që shkoi, Maqedonia e Veriut...

Në festivalin ndërkombëtar të Turqisë, të mbajtur javën që shkoi, Maqedonia e Veriut u përfaqësua nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare, i cili rrëmbeu vendin e parë në garën e fortë mes  25 shteteve. Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj theksoi se ëndrra u bë realitet dhe motoja “Shqiptarët po vijnë” pati kuptim në të vërtetë.
 
“Maqedonia e Veriut për herë të parë arrin që të triumfoj nga festivalet më të mëdha në botë, ate të 23 me radhë, festivalin ndërkomëtarë të kulturës dhe artit në Buyukcekmece të Stambollit. Po ashtu historike sepse jemi i pari institucion që kemi fituar vendin e parë në këtë festival shtet fqinje si Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali I Zi nuk kanë pasur fatin të fitojnë ndonjë çmim”, u shpreh Shkodran Tolaj Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve shqiptare.
 
Ky nuk është i vetmi cmim sivjet i këtij ansambli. Janë edhe dy cmime të tjera të rëndësishme, në Bullgari dhe në Budapest Hungari me çmime të para. Ai gjithashtu tha se ky ansambël vazhdon të përfaqësojë me dinjitet vlerat kulturore dhe se vitin e ardhshëm institucioni do të organizojë një festival të njëjtë si në Buyukcekmece por fillimisht si festival një ditor me shpresën për tu zgjeruar më tej.
 
SEMRA AJETI