Botë
30 zjarre aktive në Bullgari, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna
10.08.2022 15:30
Autostrada “Maritsa” në Bullgari, është mbyllur për shkak të zjarreve në rajonin e Haskovës...

Për shkak të disa shpërthimeve shumë të rrezikshme, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në komunat Harmanli, Lyubimets dhe Svilengrad. Nuk ka persona të lënduar. Në ndihmë kanë mbërritur edhe ekipet e zjarrfikësve nga rajone të tjera. Fermerët ndihmojnë zjarrfikësit me pajisje.Megjithatë, jo të gjitha zjarret janë lokalizuar.
Në Lyubimets, zjarri u shkaktua nga një grua që po pastronte një vatër dhe hodhi thëngjij të nxehtë. Era e fortë ndezi shpejt zjarrin. Dy shtëpi dhe tre-katër objekte bujqësore të pabanuara janë dëmtuar.
E komplikuar është edhe situata në pyllin e fshatit Panagyurishte. Mijëra hektarë u përfshinë në grackën e zjarrit, megjithëse zjarri u vu nën kontroll. I gjithë perimetri i fatkeqësisë u trajtua me ujë, nga ajri. Për këtë ndihmuan tre helikopterë ushtarakë.
ARMEND MURSELI
