Botë
Tragjedia e radhës në Egje, mbytet varka me emigrantë, 50 të zhdukur
10.08.2022 15:52
Një tjetër tragjedi me emigrantët klandestinë është regjistruar në Detin Egje....

Një tjetër tragjedi me emigrantët klandestinë është regjistruar në Detin Egje.
Një varkë e nisur nga brigjet turke me destinacion Italinë, është mbytur pranë brigjeve të ishullit grek Karpathos.
Rojet bregdetare bëjnë me dije se në varkë udhëtonin të paktën 80 persona, 29 prej të cilëve u shpëtuan, ndërkohë që nuk dihet fati i 50 të tjerëve.
Emigrantët dyshohet se ishin nga Afganistani, Iraku dhe Irani. Një operacion i gjerë kërkimi ka nisur nga marina greke, ku janë angazhuar dhjetëra varka dhe një helikopter.
