Maqedoni

Enti Shtetëror i Revizionit: Shënohen parregullsi gjatë krizës Covid

10.08.2022 16:04

Parregullsi dhe të dhëna jo të plota gjatë krizës kovid ka konstatuar Enti Shtetëror i Revizionit....

Parregullsi dhe të dhëna jo të plota gjatë krizës kovid ka konstatuar Enti Shtetëror i Revizionit. Si rezultat i kësaj, të ardhurat në buxhet janë ulur për 23 milion euro. Pundhënësit dhe personat fizik shfrytëzues të masave për subvencionimin e kontributeve dhe pagesën e rrogave, kanë kthyer vetëm 29 përqind nga obligimet e llogaritura. Revizioni ka konstatuar se nuk është paraparë as mënyrë për kthimin e përkrahjes finaciare për personat fizik dhe juridik. Poashtu ka pasur shumë pak kontrolle në terren, institucionet nuk janë të ekipuara dhe këtë e kanë shfrytëzuar pundhënësit që kanë marrë para dhe nuk i kanë plotësuar kushtet.
 
“Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka konstatuar se një numër i caktuar i pundhënësve shfrytëzues të ndihmës financiare nuk ua kanë paguar pagën të punësuarve. Numri i pundhënësve që nuk kanë dhënë pagat punëtorëve deri më janar të vitit 2022,  është 135 për gjithsej 435 të punësuar.”, thuhet në raport. 
 
Furnizimet publike gjatë pandemisë, QKQ: Korrupsion dhe konflikte interesash
 
Probleme ka edhe me furnizimet publike gjatë pandemisë Kovid. Raporti i qendrës për komunikime qytetare tregoi se gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar është evidentuar korrupsion dhe konflikt interesash. Ka dyshime për marrëveshje të kontraktuara për çmime më të larta, dallime në çmim për prodhimin e njejtë, si dhe furnizime që nuk kanë fare lodhje me pandeminë, si veturë zyrtare me gjashtë autoparlantë. 
 
“Dallime prej 500 % ka për furnizime me mallra të njejtë nga institucione të ndryshme.  Psh testet e shpejta antigjen janë blerë nga 188 deri në 420 deanarë, sasia dhe periudha e blerjes janë të njejta. Poashtu është blerë veturë luksoze dhe vlera e furnizimeve që instutucionet nuk e shpallin është e njejtë me çmimet e ofruara, që do të thotë se dikush nga brenda ua ka dhënë informatat  furnizuesve të caktuar që ti fitojnë tenderët.”, tha tha German Fillkov nga Qendra për Komunikime Qytetare.
  
Nga kjo qendër thonë se Qeveria nuk ka pasur sukses të intervenojë në mënyrë direkte apo indirekte në mënyrën e zbatimit të furnizimeve gjatë pandemisë, duke shtuar se asnjë vend nuk mundet të lejojë humbjen e parave me arsyetimin se kinse kjo ka pasur të bëjë me mbrojtjen shpejtë të jetëve njerëzore.  
 
FLUTURA LATIFI