Maqedoni

Lija e majmunit, një rast i dyshuar, pacienti nga Kërçova refuzon analizat

10.08.2022 16:12

Një qytetar rreth të 40-ave, i sapokthyer nga Austria të hënën është paraqitur për kontrolle të mjeku amë...

Një qytetar rreth të 40-ave, i sapokthyer nga Austria të hënën është paraqitur për kontrolle të mjeku amë me shenja të Lisë së majmunëve. Atij i është dhënë udhëzim që të bëjë kontrolle në dermato-venerolog dhe infektolog me kërkesën që të  lajmërohet në Klinikën Infektive, për t’u vërtetuar nëse bëhët fjalë për linë e majmunave apo për ndonjë smundje tjetër. 
 
TVM kontaktoi drejtorin e spitalit të Kërcovës, Stanko Tpeski i cili njoftoi se ende po punohet për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për linë e majmunit apo ndonjë sëmundje tjetër sepse pacienti refuzon analizat. 
 
“Pacienti për dy-tre javë ka qëndruar në Austri dhe është kthyer, pastaj është paraqitur me fluorescent në lëkurë. Megjithatë duhet ta them se bashkëpunimi  me pacientin dhe me ekipet tona, mjekun amë, specialistin është shumë i vështirë, sepse pacianti refuzon çdo lloj analize laboratorike por do përpiqëmi për ta vërtetuar këtë gjë.”, tha Stanko Trpevski, drejtor i spitalit të Kërcovës.
 
Ministria e Shëndetësisë: Po vërtetojmë rastin në Kërçovë, tjetër s’ka
 
Ministria e Shëndetësisë ndëkrohë thotë se në Klinikën e Infektologjisë nuk është hospitalizuasr asnjë pacient i dyshuar me linë e majmunit, përveç njoftimit nga spitali i Kërçovës, për një pacient të dyshuar. 
 
“Aktualisht është duke u organizuar një ekip epidemiologjik për të kryer një anketë epidemiologjike. Deri më tani, në Institutin e Shëndetit Publik nuk është dorëzuar asnjë material testues dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend.”, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Nga qendra e shëndetit public në Manastir, të cilët janë përgjegjës edhe për pacintët nga Kërcova, thonë për TVM, se ekipet e tyre kanë dalë në terren.
 
FARIJE DAUTI BAKIU