Ekonomi

Konferedata e punëdhënësve: Ngarkesat e reja tatimore, goditje jo reforma

10.08.2022 16:26

Ngarkesat e reja tatimore do të jenë edhe një goditje e rëndë mbi bizneset...

Ngarkesat e reja tatimore do të jenë edhe një goditje e rëndë mbi bizneset. Nga konfederata e punëdhënësve thonë se këto masa nuk janë reforma ndërsa mund të ndikojnë që shumë kompani të largohen edhe nga vendi.
 
“Në këtë moment aspak nuk ju duheshte Qeverisë dhe Ministrisë së finacave të dalin me një sër masash për shkak se nuk vlerësojmë janë reforma të cilat do ta vështirësojnë punën e biznesve dhe të ekonomisë të cilët mundet edhe do ti shtyjnë të mendojnë kompanitë se si ti regjistrojnë bizneset në vende të tjera. Këto masa do të ndikojnë në qëndrueshmërin e kompanive, rritjen e shpenzimeve të cilat ndikojnë në likuiditetin e tyre, mbajtjen e punëtorve dhe zgjerimin e tyre.”, tha Mile Boshkov nga konfederata  punëdhësve. 
 
Ngarkesat e reja tatimore, Kuqi: Do pësojnë bizneset e vogla dhe qytetarët
 
Eksperti ekonomik Menderes Kuqi, thotë se do të ketë edhe nga ata të cilët do t’i ikin tatimit, e nga masat do të preken më së shumti kompanitë dhe qytetarët, ndërsa janë lënë anash institucionet finaciare dhe kompanitë e huaja.
 
“Një nga sugjerimet e biznesit është se kjo mund të nxisë një evazion fiskal në mënyrë që kompanitë të cilat realizojn fitimin të mëdha t’i shmangen tatimin ndërkaq nuk do të ketë ndonjë efekt të madh tek kompanitë e vogla. Shihet qartë se disa nga subjektet të cilat realizojnë fitime shumë të mëdha lihen anash siç janë institucionet finaciare dhe kompanitë të cilat realizojnë fitime të majme me kapital të huaj në vendin tonë në zonat e lira ekonomike e të tjerë.”, tha Menderes Kuqi,  ekspert ekonomik.
 
Përveq kompanive këto masa mund të shkakojnë revolt edhe tek depozitat e qytetarëve ku paralajmërohet taksë tek interesat e kursimeve e cila mund të shkaktojë edhe tërheqjen e tyre. Nëpërmjet kësaj reforme, Ministria e Financave synon të inkasojë në buxhet 54 milion euro shtesë.
 
GAZMEND KURTISHI