33 vjet nga vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës
Sot janë mbushur plot 33 vite nga vrasja e veprimtarëve të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka....

Tre veprimtarët u vranë mizorisht më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë.
Nga autoritet e atëhershme shtetërore gjermane u lajmërua se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllav dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës Bardhosh Gërvallen, 31 vjeç, i goditur nga 6 plumba, bashkudhëtarët e tij Kadri Zekën, i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe vëllaun e drejtuesit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje, me plumba.
Gazeta gjermane der Spiegel në numrin e sajë më 25 janar të vitit 1982 shkruan se identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: "jugosllav në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtar kundër qeverisjes së Beogradit" dhe vazhdon me tutje mbi autorët e vrasje.
Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë : "Ka qenë UDB-ja". Në këtë përvjetor do të mbahen akademi përkujtimore kushtuar tre veprimtarëve si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë.
