Maqedoni

Referendumi për kornizën kushtetuese, VMRO-DPMNE: Arsye shtesë, dokumenti i ri i Sofjes

10.08.2022 16:35

VMRO-DPMNE kërkon mbajtjen e referendumit për të marrë qëndrimin e shumicës së qytetarëve...

VMRO-DPMNE kërkon mbajtjen e referendumit për të marrë qëndrimin e shumicës së qytetarëve rreth kornizës negocuese. Kosniderojnë se dokumenti i ri cili, sipas tyre po hartohet në Sofje, është një arsye më shumë për mbajtjen e referendumit. Mbeten në qëndrimin se kornioza dhe protokollikanë vënë Maqedoninë në pozitë të nënshtruar.
 
“Ky document i ri, i cili po përgatitet në Sofje dhe me të cilin Maqedonia do të detyrohet, do të jetë bazamenti mbi të cilin do të vlerësohet zbatimi i kërkesave të Bullgarisë, prandaj përsërisim qëndrimin se korniza e këtillë negocuese duhet të konsultohet me qytetarët. Prandaj, Qeveria në vend që të fshihet duhet të përballet me popullin dhe të jep përgjigje dhe përgjegjësi për atë që solli Maqedoninë në pozitë të nënshtruar.”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Opozita nxit qytetarët derisa bën pushime luksi
 
Dhe përderisa VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe qeverinë për keqverisje, dhe siç thonë, hyzmeqarë të Bullgarisë, partia e Kovaçevskit akuzon opozitën maqedonase për jame të reme, hipokrizi  dhe mungesë konzistence në politike. 
 
“Përderisa frikësonin opinion për skenare të zeza ekonomike, funksionarë të VMRO-DPMNE-së harxhojnë mijëra euro për pushime në vende luksi. A kështu e imagjon VMRO-DPMNE verën e protestave me të cilën i mashtronte qytetarët?! Asgjë nuk ndryshon në këtë parti. Pafytyrësia dhe hipokrizia ishin dhe mbetën simboli mbrojtës i partisë së udhëhequr nga Hristijan Mickovski.”, tha Martin Kostovski nga LSDM.
 
LSDM ka hedhur poshtë pretendimet për ekzistimin e një dokumenti të ri me Sofjen, njëkohëshit është deklaruar kundër kërkesës së VMRO-DPMNE-së për referendum.
 
SHPËTIM NUREDINI