KSHZ miratoi vendim per ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve –Tetovë

10.08.2022 16:51

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve solli vendim....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve solli vendim për shkarkimin e kryetares së  e deritanishme të Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë,  Saljihe Asllani, e në vend të saj është zgjedhur,  Sulejman Sulejmani.

Sipas KSHZ-së, personi i zgjedhur për Kryetar, zëvendësi i tij, anëtar dhe zëvendesi i tij në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve mund të paraqesë një kërkesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në përputhje me nenin 18 paragrafin (3) të Kodit Zgjedhor për heqjen nga funksioni i zgjedhur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve vetëm për arsye shëndetësore ose arsye familjare.

Kërkesa për heqjen nga pozita e zgjedhur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, me prova të bashkangjitura, i paraqiten Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.