Maqedoni
Covid 19, edhe më të vegjlit në “shënjestër” të virusit
10.08.2022 16:58
Pavarësisht uljes së pjesërishme të numrit të rasteve me Kovid...

Pavarësisht uljes së pjesërishme të numrit të rasteve me Kovid, ambulancat pediatrike në vend vazhdojnë të jenë të stërmbushura me fëmijë të cilët gjithnjë e më shumë paraqiten me simtomat e llojit të ri të kovidit ose virusin veror. Mjekët pediatër të Klinikës së Femijëve në Kozle thonë se numri i kontrolleve ambulantore në ditë arrin deri në 100, ndërsa rreth 70% e fëmijëve të hosipalizuar janë në moshën 3 vjeç. Vetëm një fëmijë për momentin ndodhet në mbështetje të oskigjenit.
“Apsulutish numri i pacienteve e popullatës së të rinjëve gjatë periudhës së mos respektimit të masave për mbrotje dhe periudhës së përzierjes masive të qytetarëve ndërmet të rriturëve dhe fëmijëve, shton numrin e infektimeve gjithnjë e më shumë. Çfarë do të thotë kjo se rritja e numrit të kontrolleve ambulantore tek fëmijët me llojin e ri të kovidit tek fëmijët kontribuojnë në kontaminimin, mirëpo pasqyra klinike e fëmijëve zgjatë prej 4 deri më 6 ditë.”, tha Angelco Andonovski, pediatër.
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik për vetëm një javë, janë infektuar me kovid gjithsej 185 fëmijë deri në moshën 9 vjeç dhe 169 fëmijë të tjerë prej moshësh 10 deri më 19 vjeç. Për mjekët këto numra janë tregues mjaftueshëm që t’u apelojnë prindërve që sa më parë të fillojnë të punojnë në përforcimin e sistemit imunitar e fëmijëve të tyre, për ta kaluar sa më lehtë dimrin dhe virusat që vijnë gjatë stinës së të ftohtit.
“Ne si prindër duhet të punojmë në përforcimin e sistemit imunitar të fëmijëve tanë. Përmirësimi i sistemit imunitar arrihet përmes ushqimit të shëndetëshëm, konsumimin e vitaminave dhe probiotikëve dhe aktiviteteve fizike.”, tha Andonovski
Një ndër simptomat më të shpeshta të cilët u paraqiten fëmijëve me Kovid 19 është diarea, vjellja temperatura dhe humbja e oreksit, thonë mjekët.
REXHEP QAMILI
